Ndërlidhjet

Samit i tetë vendeve myslimane në Pakistan


Samiti i mëhershëm i Tetë vendeve në Zhvillim, foto nga arkivi
Samiti i mëhershëm i Tetë vendeve në Zhvillim, foto nga arkivi
Udhëheqësit e tetë vendeve myslimane janë duke marrë pjesë në një samit ekonomik në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

Presidenti Asif Ali Zardari e ka hapur takimin e Tetë Vendeve në Zhvillim (D-8) në pallatin presidencial në Islamabad.

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi ka anuluar udhëtimin e tij në Islamabad në momentin e fundit, pasi ai është përqëndruar në zbatimin e armëpushimit në Gazë, të clin e ka negociuar Egjipti.

Zëvendëspresidenti Mahmud Mekki po merr pjesë në vend të tij.

Në samit po marrin pjesë presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit nga Malajzia ee Bangladeshi.
XS
SM
MD
LG