Ndërlidhjet

Porositë e manifestimeve një-etnike


Pamje nga Maqedonia
Pamje nga Maqedonia
Manifestimet me rastin e 100 vjetorit të flamurit kombëtar dhe të pavarësisë shtetit shqiptar përfshirë edhe tubimin qendror që u mbajt mbrëmë në Shkup, janë komentuar në forma të ndryshme nga partitë politike maqedonase dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Opozita vlerëson se ky përvjetor i rëndësishëm për shqiptarët i përcjellw me incidente dhe provokime tjera nga politikanët në fjalimet e tyre ka ndikuar negativisht në raportet mes etniteteve të ndryshme në Maqedoni.

Unë mund të them se ky jubile që shënojnë shqiptarët në Maqedoni, është një jubile i madh për ta dhe kjo duhet të respektohet. Por, për fat të keq nuk ndodhi që partitë në pushtet të shfrytëzojnë shansin që ky jubile të shërbej për bashkimin e të gjithë atyre që jetojnë në Maqedoni. Ky shans është lëshuar dhe si pasojë e kësaj neve sot na ndodhin gjërat e këtilla. Në raport me incidentet që kanë ndodhur lidhur me flamujt konsideroj se të gjithë duhet të veprojnë na kuadër të autorizimeve ligjore”, ka deklaruar Zoran Jovanovski nënkryetar i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja në pushtet nuk ka komentuar manifestimet ndërsa BDI-ja i ka vlerësuar si organizime më madhështore të mbajtura ndonjëherë në Maqedoni.

Nga ana tjetër, duke komentuat fjalimet e politikanëve në veçanti të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili tha se shqiptarët çdo moment duhet ta shfrytëzojnë për bashkimin kombëtar, analisti Albert Musliu thotë se pala maqedonase këtë nuk duhet ta kuptoj si provokim pasi është normale që fjalime të këtilla të ketë në tubimet e mëdha siç ishte ai mbrëmë në Shkup.

Ata çdo herë e përdorin momentin për t'ju bashkangjitur emocioneve të masës. Mendoj se edhe thirrjet për bashkim janë thirrje për bashkim në BE pasi kjo është platformë e gjithë këtyre subjekteve politike, por momenti dhe gjithsesi se madhësia e këtyre evenimenteve i çon politikanët që emocionet e masës ti shprehin nëpërmjet fjalimeve të veta”, u shpreh Musliu.

Ai i ka quajtur demagogji pohimet e opozitës maqedonase se manifestimet e këtilla nuk kanë arritur të bashkojnë popullin e Maqedonisë.

Reagimet se shqiptarët nuk arritën që ta shfrytëzojnë festën për të bashkuar popullin në Maqedoni është deklaratë demagogjike. Shqiptarët kanë festuar ditën e flamurit kështu që është faji i të palës tjetër që me skepticizëm e ka parë gjithë këtë proces të festimit edhe ka reaguar në mënyrë skeptike dhe jo rrallë herë edhe cinike”, ka deklaruar Albert Musliu.

Nga ana tjetër, Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thotë se pavarësisht tensioneve që mund të kenë qenë të pranishme gjatë këtyre ditëve të shënimit të festës dhe manefestimi qëndror të mbajtur mbrëmë në Shkup, aty duhet të ishte i pranishëm edhe kryeministri Nikolla Gruevski, apo nëse jo ai, atëherë zyrtarë tjerë të lartë maqedonas.

Duhet të tregohet vullnet i mirë pasi në fund të fundit duhet të respektohet shteti fqinj, duhej të tregohet respekt ndaj dy kryeministrave të shteteve fqinje që ishin të pranishëm në manifestimin e mbrëmshëm. Kryeministri Gruevski para dy ditëve ishte në Tiranë dhe është idioteske që ai të mos ishte i pranishëm në manifestimin e mbrëmshëm. Janë çështje të ndjeshme, por, duhet të tregohet respekt ndaj tyre”.

Raste të këtilla kemi pasur edhe me shënimin e pavarësisë së Maqedonisë. Partitë shqiptare po ashtu duhet të marrin pjesë në manifestimet qendrore që mbahen me rastin e pavarësisë së Maqedonisë”, ka deklaruar, Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.
XS
SM
MD
LG