Ndërlidhjet

Afganistan: Protestë kundër dënimit të personit që i vrau francezët


Studentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në Xhalalabad
Studentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në Xhalalabad
Qindra studentë në pjesën lindore të Afganistanit kanë demonstruar kundër dënimit me vdekje për ushtarin afgan, që i ka vrarë pesë ushtarë të Francës.

Studentët sot e kanë bllokuar rrugën që çonte në Xhalalabad, duke kërkuar anulimin e dënimit me vdekje për afganin Abdul Sabor.

Një gjykatë e ka shpallur fajtor Saborin për vrasjen e ushtarëve francezë në janar të këtij viti, derisa ata bënin ushtrime fizike në bazën e tyre, në provincën lindore Kapisa.

Abdul Sabor është ushtari i parë afgan që dënohet për vrasjen e kolegëve ndërkombëtarë, me ç’rast pjesëtarët e forcës së sigurisë së Afganistanit i kthejnë armët e tyre kundër trupave të jashtme aleate.

Në protestën e sotme studentët, poashtu, i kanë djegur flamujt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara, në shenjë të pakënaqësisë për sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Gjatë tetë ditëve të dhunës në këtë territor, më herët këtë muaj, janë vrarë gjashtë izraelitë dhe 166 palestinezë.
XS
SM
MD
LG