Ndërlidhjet

Tzipi Livni i kthehet politikës


Tzipi Livni
Tzipi Livni
Ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, ka njoftuar se do të kthehet në politikë. Në një konferencë për gazetarë në Tel Aviv ajo tha se po krijon një parti politike të quajtur “Lëvizja”.

Livni premtoi se do të “luftojë për paqe” me palestinezët.

Gjatë një konference për gazetarë, Livni kritikoi qeverine e Benjamin Netanyahut për bllokadën në bisedimet paqësore me palestinezët.

Njoftimi i saj vjen para zgjedhjeve të Izraelit, që mbahen më 22 janar. Livni ka dhënë dorëheqje nga parlamenti në muajin maj, pasi që humbi pozitën si lidere e opozitës së qendrës së djathtë, partisë Kadima.

Livni ka shërbyer si ministre e jashtme dhe kryenegociatore e paqes nga viti 2006 deri në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG