Ndërlidhjet

Vdes kirurgu, që transplantoi veshkën e parë


Joseph Murray, kirurgu i parë që transplantoi veshkën me bashkëshorten, Bobby, San Francisko, 1990
Joseph Murray, kirurgu i parë që transplantoi veshkën me bashkëshorten, Bobby, San Francisko, 1990
Dr. Joseph Murray, kirurgu amerikan që kreu me sukses transplantimin e parë të veshkës dhe më vonë fitoi çmimin Nobel për punën e tij, ka vdekur në Boston në moshën 93 vjeçare. Murray vdiq pas një sulmi që pësoi të enjten.

Murray dhe ekipi i tij kompletuan transplantimin e parë të organit njerëzor në vitin 1954, duke marrë një veshkë nga një binjak identik, dhe duke ia dhuruar vëllait binjak.

Më vonë në karrierën e tij, Murray vazhdoi kërkimin e mënyrave për përmbajtjen e reagimeve të pacientëve, për të penguar kështu refuzimin e indeve të huaja.

Për këtë u bë bashkë-fitues i çmimit Nobel për Mjekësi në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG