Ndërlidhjet

Dhunë e viktima në Kirkuk të Irakut


Kirkuk, Irak, 27 nëntor, 2012
Kirkuk, Irak, 27 nëntor, 2012
Të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e makinave bombë në zonat kurde të Irakut verior.

Zyrtarët thanë se tri makina bombë kanë shpërthyer të martën në Kirkuk, njëra afër zyrës së Partisë Demokratike të Kurdistanit.

Pjesëtarë të forcave kurde të sigurisë janë në mesin e viktimave.

Viktima tjera janë raportuar në sulmet me bomba në rrugë, në qytetin e dominuar nga sunitët, Hawija, në perëndim të Kirkukut, dhe në qytetin me shumicë turkmene Tuz Khurmatu.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Kirkuku është vend i banuar me arabë, kurdë dhe turkmenë, të cilët kanë pretendime për zonën e pasur me naftë.
XS
SM
MD
LG