Ushtria e Pakistanit ka testuar me sukses raketën me rreze të mesme veprimi, e cila paraqet provën e tetë për këtë vit.
Raketa Hatf-V Gauri mund të bartë mbushje bërthamore deri në 1,300 kilometra, ka njoftuar ushtria pakistaneze.
“Kjo provë forcon kapacitetet e sigurisë së Pakistanit dhe sigurinë e tij kombëtare”, ka deklaruar ushtria.
Kjo nuk është prova e parë e raketës së tillë, të cilën në botën myslimane e posedon vetëm Pakistani.
Këto raketa kanë rreze të shkurtër dhe të mesme. Ndërkaq, rivali dhe fqinji i Pakistanit, India, ka testuar raketa me rreze të gjatë, Agni V.
India dhe Pakistani kanë luftuar tre herë dhe të dyja vendet kanë armë bërthamore qysh në vitin 1990.