Ndërlidhjet

Irani do të vazhdojë të pasurojë uranium


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Fereydoun Abbasi-Davani, ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë me pasurimin e uraniumit.

Komentet e tij vijnë një ditë para takimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) në Vjenë.

Në takim pritet të diskutohen përpjekjet e ANEB-it për të vërtetuar nëse aktivitetet atomike të Iranit janë paqësore.

Abbasi-Davani citohet të ketë thënë se “këtë vit, ka gjasa, të kemi rritje të konsiderueshme të centrifugave”.

Kombet e Bashkuara dhe fuqitë perëndimore kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.

Komuniteti ndërkombëtar dyshon se ai ka dimensione ushtarake – akuza që hidhen poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG