Ndërlidhjet

Tiranë: Homazhe për dëshmorët e rënë


Pamje nga Tirana gjatë festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar më 28 nëntor 2012
Pamje nga Tirana gjatë festimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar më 28 nëntor 2012
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, sot ka bërë homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve”, me ç’rast ka vendosur kurorë lulesh në memorialin “Nëna Shqipëri”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mospajtimet politike për Ditën e Çlirimit, zoti Nishani theksoi se “çështjet e këndvështrimit të partive politike janë çështje të tyre” dhe shtoi se “Presidenti i Republikës respekton atë që Kuvendi i Shqipërisë e ka miratuar; 29 nëntori është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita e Çlirimit”.

Sipas tij, “sot Shqipëria dhe shqiptarët janë vend i lirë dhe komb i lirë dhe sot Shqipëria është aleate e NATO-s, e botës së madhe të perëndimit”, tha Nishani duke shtuar se “sot Shqipëria ecën e sigurt drejt integrimit në familjen evropiane dhe se kontributi i tyre nuk ka shkuar kot”.

Homazhe kanë bërë edhe lideri dhe deputetë të Partisë Socialiste në opozitë.

Lideri i PS-së, Edi Rama, tha se “kjo datë i qëndron pranë 28 nëntorit si vazhdim i një historie të shkruar nga njerëz që besuan në një ëndërr, e që për të sakrifikuan edhe jetën”.

Në këtë kuadër zoti Rama theksoi se “ne do ta rilindim Shqipërinë”.

Homazhe ka bërë edhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, që ka kërkuar unitet politik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG