Ndërlidhjet

Para sa vitesh u lansua Thrilleri?


Kopertina e albumit "Thriller"
Kopertina e albumit "Thriller"
Është e vështirë të besohet, por kjo ditë e premte, shënon 30 vjetorin që nga lansimi i albumit “Thriller” të Michael Jacksonit.

Ky album përfshiu një audiencë ekstremisht të madhe, të gjitha moshat, racat dhe nacionalitetet – si rrallë ndonjë album, duke u bërë një nga albumet më të shitura i të gjitha kohërave.

Michael Jackson dhe producenti i tij Quincy Jones, incizuan albumin në mes të muajve prill dhe nëntor të vitit 1982.

Jones ishte 49 vjeçar në atë kohë, ndërsa Jackson mbushi 24 gjatë kohës së po incizohej albumi.

Thriller nuk tingëllon 30 vjeçar. Këngët si "Billie Jean" dhe "Wanna Be Startin' Somethin'," ende duken shumë këngë të freskëta në kujtesën e të gjithëve. (g.k.)


XS
SM
MD
LG