Ndërlidhjet

Jakshiq: Nikolliqi po e vendos kufirin me Kosovën


Marko Jakshiq
Marko Jakshiq
Politkani serb i Mitrovicës, deputet në Kuvendin e Serbisë, Marko Jakshiq ka akuzuar presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliqin se po vendos kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, veprimet e fundit të qeverisë së Serbisë “ia kanë ngulur “thikën në shpinë serbëve të Kosovës”.

“E ftoj presidentin e Serbisë që ta presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë dhe të mos nisë me vendosjen e kufijve, dhe të mos lëvizë ka këto të ashtuquajtura pilot-projekte”, tha Jakshiq.

Ai ka thënë se kufitjë në mes të Kosovës e Serbisë nuk po i vendos vetëm Prishtina, KFOR-i e EULEX-i, por edhe vetë presidenti i Serbisë.

Serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(IBM), sepse konsiderojnë se me këtë do të vendosen kufijtë me Serbinë.

Ata refuzojnë të marrin dokumente të Kosovës, siç parashihet me këtë marrëveshje të arritur në Bruksel.
XS
SM
MD
LG