Ndërlidhjet

“Amour” - filmi më i mirë evropian


 "Amour"
"Amour"
Filmi “Amour”, i regjisorit austriak, Michael Haneke, ka rrëmbyer disa nga Çmimet e Filmit Evropian.

Në ceremoninë e mbajtur në Maltë, “Amour” ka fituar çmimin e flimit më të mirë, atë të regjisorit më të mirë, të aktores dhe aktorit më të mirë.

Prodhimi i përbashkët francez, gjerman dhe austriak, fokusohet në një çift të moshuar, Anne dhe Georges, me një vajzë që jeton jashtë vendit.

Anne vuan nga një sëmundje që paralizon gjysmën e trupit të saj. Filmi bazohet në një situatë që ka ndodhur në familjen e regjisorit Haneke.

Këtë vit, filmi “Amour” ka fituar çmimin kryesor - Palma e Artë - në Festivalin e Filmit në Kanë.(v.t.)



XS
SM
MD
LG