Ndërlidhjet

Shitet në ankand një letër e Napoleon Bonapartes


Napoleon Bonaparte
Napoleon Bonaparte
Një letër e shkruar nga Napoleon Bonaparte, në të cilën zotohet se “do të hedhë në erë Kremlinin” është shitur në një ankand pranë Parisit për 243,500 dollarë.

Letra daton nga 20 tetori i vitit 1812 dhe është shitur me transkriptim origjinal.

Dokumentin - çmimi fillestar i të cilit ishte 19,500 dollarë - e ka blerë Muzeu i letrave dhe dorëshkrimeve në Paris.

Ushtria e Napoleonit ka hyrë në Rusi në qershor të vitit 1812. Kur ka hyrë në Moskë, cari rus dhe shumica e banorëve kanë qenë të evakuuar.

Napoleoni ka urdhëruar shkatërrimin e Kremlinit, duke asgjësuar kështu disa nga kullat dhe muret e kompleksit.
XS
SM
MD
LG