Ndërlidhjet

Projekt-ligji pason “skandalin e përgjimeve”


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Publikimi i bisedave telefonike të përgjuara të qeveritarëve dhe udhëheqësve të institucioneve të tjera kosovare, “ka përshpejtuar” dinamikën e Kosovës në miratimin e Ligjit për Përgjimet e Telekomunikimeve.

Projektligji për këtë çështje u miratua në mbledhjen e radhës të Qeverisë, ndërsa pritet të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se me projektligjin në fjalë do të specifikohet çështja e përgjimeve tele-komunikative, e cila rregullohet tashmë edhe në Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Ligjin për Policinë.

Ky ligj nuk ua kufizon të drejtën për përgjime organeve të ndjekjes, por i sistemon më mirë dhe i rregullon në raport me atë që është nën urdhrin dhe atë që është në privatësinë e secilit”, tha Kuçi, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë.

Iniciativa e ekzekutivit të vendit vjen disa ditë pas publikimit në internet të bisedave telefonike, në të cilat përfshihen kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministrja për Integrime, Vlora Çitaku, kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Adem Grabovci dhe një anëtar tjetër i PDK-së, Kadri Veseli.

Mediat raportuan se përgjimet e plasuara në YouTube kanë të bëjnë hetimet e misionit evropian për sundimin e ligjit rreth përvetësimit të mbi dy milionë eurove në Ministrinë e Transportit dhe të Telekomunikacionit ndërmjet viteve 2008-2012.

Për çështjen e “MTPT-së”, EULEX-i kohë më parë pati nisur hetime ndaj ish-kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limaj, dhe gjashtë personave të tjerë, ndërsa më se dy javë me parë një prokuror special i EULEX-it në Prokurorinë Speciale të Kosovës ngriti aktakuzën për këtë rast.

Materialet e prokurorëve të misionit, sipas EULEX-it, u ishin dorëzuar edhe palës mbrojtëse.

Mbetet e paqartë, megjithatë, se kush i publikoi ato përgjime.

Kuçi theksoi rëndësinë për një hetim të pavarur në këtë çështje.

Këtu duhet të bëhet një hetim i pavarur nga EULEX-i dhe institucionet tona të shohim se ku ka shkarje në ligj”, u shpreh Kuçi para gazetarëve.

Publikimet e përgjimeve, sipas ekspertëve ligjorë, kanë vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Juristi, Korab Sejdiu, i tha Radios Evropa e Lirë se është zvogëluar siguria për ata që duan të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, ndërsa po dëshmohet mungesa e funksionimit të sistemit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe të dëshmive.

Edhe pse ka tentativa për të përmirësuar sistemin e drejtësisë përkitazi me sigurimin e dëshmitarëve dhe dëshmive në përgjithësi, ne po e shohim se kjo në fakt nuk është askund afër asaj se ku duhet të jetë".

"Pra, një sistemi ku mbrohet edhe dëshmia edhe dëshmitari. Duhet ët kërkohet vazhdimisht përgjegjësi prej personave që po i shkelin këto rregulla. Ne jemi dëshmitarë të rasteve të shumta ku për shembull, të gjitha raportet që përgatiten gjatë hetimeve u jepen publikut
”, tha Sejdiu.
XS
SM
MD
LG