Ndërlidhjet

SHBA: Shqetësim për armatimin kimik në Siri


Jay Carney
Jay Carney
Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime në rritje për synimet e Sirisë lidhur me përdorimin e armatimit kimik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha sot se Uashingtoni është duke përgatitur plane për çfarëdo eventualiteti.

Ai ka refuzuar të tregoj se çka përmbajnë këto plane.

Këto komente u bënë pasi sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin aksion nëse Siria e përdorë këtë armatim.

Zonja Clinton, sot në Pragë, tha se përdorimi i armatimit kimik nga ana e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, paraqet “linjë të kuqe”, e cila do të nxiste aksion të shpejtë.

Por, qeveria e Sirisë ka reaguar ndaj vërejtjeve të zonjës Clinton, duke thënë se “kurrë, në asnjë rrethanë” nuk do ta përdorë armatimin kimik kundër popullit të vet.

Njëherësh, Kombet e Bashkuara thonë se po e tërheqin “gjithë personelin jo-esencial ndërkombëtar” nga Siria, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.
XS
SM
MD
LG