Ndërlidhjet

Ku është jeta më e mirë?


Pamje nga Vjena
Pamje nga Vjena
"Reuters"


Kryeqyteti i Austrisë u ofron banuesve të tij kualitetin më të lartë të jetesës, ndërsa Bagdadi më të ulëtin, thuhet në sondazhin e fundit të grupit konsulent Mercer, të publikuar më 4 dhjetor.

Vjena, me 1.7 milion banorë, mban këtë pozicion të lartë në anketë për të katërtin vit radhazi, duke pasur lëvdata për skenën kulturore së bashku me kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe shpenzime të moderuara të strehimit.

Arkitektura e saj, që nga koha e Perandorisë së Habsburgëve, e bën atë një magnet turistik.

"Qyteti është aq ndërkombëtar...Kur pres autobusë, dëgjoj mbi 10 gjuhë të folura në një ndalesë", tha amerikani Dawn Gartlehner, 42 vjeç, menaxher i një firme ligjore, i cili jeton në Vjenë për më shumë se 15 vjet.

"Është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit, të gjitha moshat dhe të gjitha sferat e jetës. Ju mund të keni një ditë të mrekullueshme këtu, duke shpenzuar të gjitha paratë në llogarinë tuaj bankare, por mund të keni një ditë fantastike, duke mos shpenzuar asgjë”, tha ai.

Mercer kryen anketën e saj vjetore për të ndihmuar kompanitë dhe organizatat për vendosjen e stafit ndërkombëtar në detyra. Për të bërë anketën, Mercer fokusohet në 39 faktorë, si stabiliteti politik, kujdesi shëndetësor, arsimi, krimi, rekreacionet dhe transporti.

Anna Staribacher, një studente 24 vjeçare, lavdëroi vendlindjen e saj për parqet dhe hapësirat e gjelbëruara që i ka, si dhe për shumë gjëra tjera.

"Austria është një shtet i pasur, ne kemi nivel të ulët të papunësisë dhe akses pa pagesë në universitete. Jetesa është e përballueshme, dhe çmimet janë ende të moderuara me standardet ndërkombëtare. Unë çuditem pse njerëzit ankohen aq shumë gjatë gjithë kohës”, thotë ajo.

Pavarësisht krizës së borxhit, Evropa zë 15 nga 25 vendet me standard më të lartë në botë në këtë studim.

Dy shtetet, Gjermania dhe Zvicra, i kanë nga 3 qytete në top 10-shin.

Në rangun më të ulët të qyteteve në Evropën Perëndimore është Athina, e kapluar nga kriza e thellë ekonomike

"Në përgjithësi, qytetet evropiane vazhdojnë të kenë cilësi të lartë të jetesës, si rezultat i një kombinimi të stabilitetit në rritje: rritja e standardeve të jetesës dhe infrastrukturat e përparuara të qyteteve", ka thënë Slagin Parakatil, hulumtues i lartë në Mercer.

"Por, trazirat ekonomike, politike dhe tensioni i lartë i papunësisë në disa vende evropiane, kanë vazhduar të jenë problematike në rajon”, u shpreh Parakatil.

Qytetet kanadeze dominojnë në renditjen në rajonin Amerikan. Numrin pesë e mban Vankuver, mbajtës i vendit më të lartë, si dhe Honolulu në 28, me qendrat urbane më të këndshme në SHBA.

Aukland i Zelandës së Re, në numrin tre është ende në majë në listën e rajonit të Paqësorit Aziatik, ndërsa në Dubai merr 73 notat më të mira në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Por, Lindja e Mesme është rajoni që ka 15 qytetet në pjesën 20 vendeve të poshtme, përfshirë Lagos - Nigeri, Bamako - Mali, Khartum - Sudan dhe N'Djamena - Çad.

Bagdadi, kryeqyteti i Irakut, u rendit në vendin më të ulët në botë.

"Trazirat e vazhdueshme në shumë vende në të gjithë Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme, kanë hapur probleme serioze me çështje të sigurisë për vendasit dhe emigrantët".

"Shumë vende vazhdojnë të përjetojnë dhunë përmes demonstratave politike zhvillohen ndonjëherë në kryengritjet masive, dhe kjo çoi në paqëndrueshmëri serioze brenda rajonit", tha Parakatil.

Kjo, është shumë larg nga Vjena, e cila e ka mbajtur vendin e parë në renditjen e Mercer që nga viti 2009.

Megjithatë, qyteti nuk është krejtësisht pa të meta.

Jennifer Stepper, një projektuese amerikane, e cila jeton në Vjenë që 18 vjet, vuri në dukje se miqtë që e vizitojnë shpesh, ankohen se si kamerierët dhe pronarët e dyqaneve janë shumë të pasjellshëm.

Por kjo nuk e pengon atë.

"Tani e kuptoj se është vetëm mënyrë vjeneze. Si shumë prej nesh, edhe ata i kanë mënyrat e tyre". (g.k.)


Lista e 10 vendeve me kualitet më të lartë të jetesës

1. VJENA - AUSTRIA
2. CYRIH - ZVICËR
3. AUKLAND - ZELANDA E RE
4. MUNIH - GJERMANI
5
. VANKUVER - KANADA
6. DUESELDORF - GJERMANI
7. FRANKFURT - GJERMANI
8. GJENEVË - ZVICËR
9. KOPENHAGË - DANIMARKË
10. BERN - ZVICËR


Lista e 10 vendeve me kualitet më të ulët të jetesës

1. KINSHASA – REPUBULKA DEMOKRATIKE E KONGOS
2. NOUAKÇOT - MAURITANIA
3. TBILISI - GJEORGIA
4
. BRAZAVILL - KONGO
5. SANA'A - JEMEN
6. KARTOUM - SUDAN
7. N'DJAMENA - ÇAD
8. PORT-AU-PRINC - HAITI
9. BANGUI - REBUBLIKA QENDRORE E AFRIKËS
10. BAGDAD - IRAK
XS
SM
MD
LG