Ndërlidhjet

Siri: Sulm me mortaja, vdesin 29 nxënës


Siri...
Siri...
Një sulm me mortaja ka goditur një dhomë të klasës së nëntë në rrethinë të Damaskut, duke vrarë 29 nxënës dhe mësuesit, ka raportuar media shtetërore siriane.

Agjencia shtetërore SANA ka akuzuar terroistët për sulmin, term ky i përdorur për kryengritësit që luftojnë për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë e Bashar Al Asadit.

Sipas SANA-s mortaja ka goditur shkollën al-Batiha në kampin al-Wafideen.

Në kamp janë të strehuar 25 mijë njerëz, që janë zhvendosur nga Lartësitë e Golanit që nga lufta e vitit 1967 mes Sirisë dhe Izraelit.

Që nga fillimi i konfliktit civil në Siri, në mars të 2011, raportohet se janë vrarë 40 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG