Ndërlidhjet

NATO diskutoi për Afganistanin e Gjeorgjinë


Ministri i Jashtëm afgan, Zalmai Rassoul, dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Ministri i Jashtëm afgan, Zalmai Rassoul, dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se ministrat e Jashtëm të Aleancës kanë pasur një “sesion të frytshëm” me ministrin e Jashtëm afgan.

Takimi në Bruksel është fokusuar në dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë te forcat afgane deri në fund të vitit 2014 dhe në misionin e ri të NATO-s për të trajnuar më shumë ushtarë dhe policë.

Rasmussen u ka thënë gazetarëve se NATO-ja do të kontribuojë në financimin e forcave afgane të sigurisë edhe pas 2014-ës.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë zhvilluar takim edhe me ministren e Jashtme të Gjeorgjisë, Maia Panjikidze.

Rasmussen e ka përshkruar angazhimin e NATO-s në Gjeorgji si “solid”.

Të martën, ministrat kanë miratuar kërkesën e Turqisë për të vendosur raketa “Patriot” në kufirin e saj me Sirinë.

Ankaraja ka kërkuar raketat e tilla për t’u mbrojtur nga sulmet eventuale nga Siria.
XS
SM
MD
LG