Ndërlidhjet

Jahjaga dënon ashpër sulmin ndaj punonjësve të ZA në veri


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dënon sulmin me armë zjarri mbi punonjësit e Zyrës Adminstrative të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dhe plagosjen me këtë rast të zëvendës shefit të Zyrës", thuhet ne deklaratën për media të presidentes.

"Sulmi më armë zjarri mbi punonjësit e Zyrës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga të gjithë sepse cënon jetën e qytetarëve dhe është sulm mbi institucionin e Republikës së Kosovës", thuhet në deklaratë.

"Ky sulm është përpjekje për të futur frikë në mesin e qytetarëve që jetojnë në komunat në pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe njëkohësisht pëpjekje për të penguar punën e zyrtarëve të Zyrës Administrative, që po ndihmon në lehtësimin e jetës së qytetarëve në këtë pjesë të vendit", ka theksuar presidentja Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vlerëson me këtë rast se askush nuk mund të cënojë jetën e askujt dhe as të pengojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe kërkon nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sulmuesit dhe t’I vënë ata përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG