Ndërlidhjet

Rexhepi inspekton zbatimin e IBM-së në Merdare


Merdare, 10 dhjetor, 2012
Merdare, 10 dhjetor, 2012
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, gjatë inspektimit që i ka bërë zbatimit të IBM-së në vendkalimin kufitar në Merdarë, ka shfaqur kënaqësinë me funskionimin në praktikë të kontrollit të përbashkët kufitar mes Kosovës e Serbisë, për herë të parë që nga lufta e vitit 1998-1999.

“Madje edhe Komisioni Evropian ka qenë i kënaqur me marrëveshjet e Kosovës. Natyrisht, nëse duhet të përmirësohet diçka, do të bëhet, në veçanti në Jarinë. Pas të gjitha këtyre, kjo ka filluar sipas planit, përfshirë edhe numrin e policëve dhe të doganierëve, ashtu siç është paraparë me Protokolin e Marrvëshjes”, u shpreh Rexhepi.

Më herët, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Sipas tyre, autoritetet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.
XS
SM
MD
LG