Ndërlidhjet

Beograd: Marsh i djathtistëve kundër IBM-së


Merdare, 10 dhjetor, 2012
Merdare, 10 dhjetor, 2012
Pjesëtarë të disa organizatave djathtiste kanë mbajtur në Beograd një marsh protestues me motin “Asnjëherë kufi- Kosova është Serbi”.

Marshi është organizuar kundër fillimit të zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në vendkalimet kufitarë në Jarinë dhe në Merdare.

Ata kanë kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Prishtinën dhe e kanë porositur qeverinë që të heqë dorë nga integrimet evropiane.

Në mëngjes, zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe ata të Doganës, kanë bërë të ditur se në vendkalimin kufitar në Merdare dhe Jarinë ka nisur zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, që ndryshe njihet edhe si IBM.

Sipas tyre, autoritetet doganore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë që nga dje kanë qenë të pranishëm në vendet e tyre të reja të punës në Merdare.
XS
SM
MD
LG