Ndërlidhjet

Clinton anulon vizitën në Marok


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se një virus i stomakut e ka detyruar sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, ta anulojë një udhëtim në Marok, për të diskutuar ndihmën për opozitën siriane.

Zyrtarët thanë se Clinton do të zëvendësohet në këtë udhëtim nga zëvendës sekretari i Shtetit William Burns.

Në takimin e së mërkurës në Marrakech, zyrtarët thanë se Shtetet e Bashkuara mund ta njohin zyrtarisht koalicionin e ri opozitar të Sirisë si përfaqësues legjitim të popullit sirian.

Masa do të hapte rrugën për më shumë ndihmë të huaj për opozitën.

Në një zhvillim tjetër, Associated Press thotë se Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur një grup sirian opozitar me lidhje të dyshuara me al-Kaidën, Jabhat al-Nusra, si organizatë terroriste.

Ky hap bën që të ngrihet pasuria e grupit në SHBA dhe të pengohen amerikanët nga të bërit biznes me të.
XS
SM
MD
LG