Ndërlidhjet

CPJ: Sivjet, rekord i gazetarëve të burgosur


Ilustrim
Ilustrim
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve(CPJ) thotë se është shënuar një rekord në burgosjen e gazetarëve në botë, aktualisht 232 nga ta gjenden prapa grilave.

Në një raport të lëshuar të martën, grupi me seli në SHBA, thotë se shteti anëtar i NATO-s, Turqia ka numrin më të madh të gazetarëve të burgosur në botë, 49.

Në raport thuhet se pas Turqisë, vjen Irani, me 45 burgosur.

Kina renditet e treta me 32 gazetarë të burgosur, 19 prej tyre tibetianë ose ujgurë, komunitetet e të cilëve kërkojnë shkëputjen nga Pekini.

Numri i përgjithshëm prej 232 gazetarëve të burgosur, kalon për 53 më shumë, numrin e vitit të kaluar dhe është më i larti, që kur organizata ka filluar kryerjen e sondazheve në mbarë botën, në vitin 1990.

Raporti thotë se akuzat më të zakonshme që qeveritë përdorin për gazetarët e burgosur përfshijnë ato të tradhtisë e terrorizmit, ku të paktën 132 gazetarë në mbarë botën janë të arrestuar për akuza të tilla.
XS
SM
MD
LG