Ndërlidhjet

Lideri i opozitës bjelloruse “në izolim”


Ales Byalyatski
Ales Byalyatski
Gruaja e opozitarit të burgosur bjellorus, Ales Byalyatski, ka thënë se autoritetet po bëjnë gjithçka të mundur për ta mbajtur atë të izoluar në qytetin lindor të Babruiskut.

Natalya Pinchuk i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Uashington se të burgosurit e liruar kanë treguar se burri i saj “është në izolim dhe i kërcënohet një dënim i gjatë”.

Byalyatski, i cili ka ndihmuar në themelimin e Frontit Popullor dhe kryeson grupin për të drejtat e njeriut Vyasna, është dënuar një vit më parë me 4.5 vjet burgim, nën akuzat për evazion fiskal.

Mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Pinchuk është në mesin e aktivistëve bjellorusë që aktualisht po vizitojnë Uashingtonin, për të takuar zyrtarë amerikanë.

Vizita ndodh pak ditë para përvjetorit të dytë të protestave masive në Bjellorusi, kundër rizgjedhjes së presidentit autoritar, Alyksandr Lukashenka.
XS
SM
MD
LG