Ndërlidhjet

@pontifex: Papa u bashkohet personaliteteve fetare në Twitter


Papa shkruan në Twitter për herë të parë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Papa shkruan në Twitter për herë të parë

Duke e dërguar sot mesazhin e tij të parë në Twitter, Papa Benedikti XVI ka arritur t’i ketë një milion mbështetës.

Në mesazhin e tij Papa Benedikti XVI u tha mbështetësve:

Të dashur miq, unë jam i kënaqur të jem në kontakt me ju përmes Twitterit. Ju falënderohem për përgjigje zemërgjerë. Nga zemra ime ju bekoj të gjithëve”.

Adresa e tij në Twitter është @pontifex, dhe në të përdorë tetë gjuhë.

Me këtë veprim, Papa iu bashkua listës në rritje të personaliteteve religjioze, që i dërgojnë mesazhet në Twitter me 140 karaktere.

Zeynep Tufekci është eksperte për media në Qendrën për Politikën e Teknologjisë Informative në Universitetin Princeton, në Shtetet e Bashkuara. Ajo thotë se kjo është mënyrë e re për t’u afruar me njerëz.

Nëse ju jeni lider fetar ju do t’u afroheni mbështetësve duke përdorë predikime ose letra dhe kjo ishte pjesë standarde e asaj që bënin ata. Tash ka mënyra të reja për t’u afruam me njerëzit”, thotë Zeynep Tufekci.

Para Papës, Twitterin e kanë shfrytëzuar edhe liderë të tjerë religjiozë.

Papa Tawadros II nga Kisha Koptike e Egjiptit, e bëri këtë më 27 nëntor, vetëm nëntë ditë pasi ishte kurorëzuar në krye të kësaj kishte.

Ai deri tash ka dërguar më se 20 mesazhe në Twitter, që përmbajnë fjalë të urta në gjuhën angleze dhe arabe. Ai i ka tërhequr afro 16 mijë mbështetës.

Patriarku i përgjithshëm i Kostandinopojës, Bartolomeu, poashtu është në Twitter, por aty gjenden vetëm adresat dhe lidhjet për kumtesat e tij për media.

Folësit evangjelistë kristianë në Shtetet e Bashkuara, siç është Joyce Meyer, në adresën e saj në Twitter ka mbledhur mijëra mbështetës dhe persona, që u janë përgjigjur mesazheve të saj.

Papa duke shkruar në Twitter
Papa duke shkruar në Twitter
Ajo ka më se një milion e gjysmë mbështetës dhe në të shumtën e rasteve dërgon vargje nga Bibla ose thënie të saj.

Zonja Meyer është shembull i një trendi aktual: liderët religjiozë synojnë një ndërveprim me mbështetësit, e jo vetëm numrin e lartë të mbështetësve, që e synojnë politikanët ose personalitetet e njohura.

Një mesazh aktual i saj për 1.5 milion mbështetës ka hasur në 3345 përgjigje.

Për ilustrim, mesazhi për Hanukkah i presidentit amerikan Barack Obama, i cili i ka më se 24 milionë mbështetës në Twitter, ka hasur në përgjigjje vetëm 3052 herë.

Ekspertja Zeynep Tufekci, thotë se Twitteri mund të jetë zgjerim i aktiviteteve të Papës në Internet, nëse e përdorë në mënyrë interaktive.

Nëse ai e ndryshon publikimin e deklaratave dhe bëhet më tepër interaktiv, ky do të ishte një ndryshim i madh. Kjo do ta ndryshonte religjionin. Kjo do ta ndryshonte Kishën Katolike. Një botë e tillë do të ishte një lloj tjetër i botës”, thotë ekspertja Zeynep Tufekci.

Liderë të tjerë fetarë, aktivë në Twitter, janë Rabini Shmuley Boteach, lideri shpirtëror budist Dala Lama, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, e të tjerë. (f. b.)
XS
SM
MD
LG