Ndërlidhjet

Arrestohet gruaja me kokainë në implante gjiri


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet spanjolle thonë se kanë arrestuar një grua panameze pas mbërritjes në aeroportin e Barcelonës, pasi që kishte 1.38 kilogram kokainë të fshehur në implantet e gjirit, raporojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Ministria e Brendshme tha se policia kufitare vërejti shenja të freskëta të prerjes dhe njolla gjaku në gjoksin e saj.

Gruaja tregoi se kishte pasur kohët e fundit ndërhyrje të implanteve të gjirit kirurgji.

Policia dyshonte dhe e dërgoi në një spital lokal, me ç’rast i janë hequr implantet dhe është zbuluar se mbanin kokainë.

Gruaja arriti në Spanjë nga Bogota e Kolumbisë.
XS
SM
MD
LG