Ndërlidhjet

BE: Arrihet marrëveshja për mbikëqyrjen e bankave


Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanbë arritur marrëveshje për mbikëqyrjen e bankave të eurozonës nga vitit 2014.

Kjo marrëveshje është arritur mbrëmë pas mesnatës, gjatë negociatave që zgjatën 14 orë.

Sipas marrëveshjes, Banka Qendrore Evropiane do të ketë autoritet që në mënyrë direkte t’i mbikëqyrë së paku 150 banka më të mëdha të eurozonës.

Komisionari i BE-së, Michel Barnier, tha se marrëveshja është “hapi i parë i madh për union bankar”.

Marrëveshja duhet të miratohet nga liderët e BE-së, në takimin dyditësh, që fillon sot më vonë në Bruksel.
XS
SM
MD
LG