Ndërlidhjet

Maqedoni: Investo 400 mijë euro, merr shtetësinë



Vendimi i qeverisë për dhënien e shtetësisë së Maqedonisë çdo shtetasi të huaj që vendos të investojë në Maqedoni dhe të hapë vende të reja pune, nuk shihet si masë e cila do të ketë efekte pozitive.

Nga Lidhja e Odave Ekonomive thonë se mirëpresin vendimet e këtilla, por, sipas tyre, integrimi euroatlantik i vendit është çelësi kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja.

Çdo masë që miratohet më qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja është e mirëseardhur. Edhe vendimi për dhënien e shtetësisë investitorëve të huaj është e mirë, por sa do të ketë ajo efekt pritet të tregojë koha. Vlerësoj se hendikepi kryesor për mungesën e investimeve të huaja është mosanëtarësimi i vendit në NATO dhe BE. Dëshmi për këtë sipas tij janë shtetet e rajonit që kanë arritur investime të shumta falë anëtarësimit të tyre në NATO dhe BE”, thotë Mirçe Çekrezi nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë

Nga ana tjetër, Nikolla Poposki, ish Ministër i financave e vlerëson të pakuptimtë masë që ka miratuar qeveria që përmes dhënies së pasaportave të pretendoj në tërheqjen e investimeve të jashtme.

Mendoj se kjo masë është e pakuptimtë për faktin se asnjë shtet në Botë siç është Maqedonia nuk mund të tërheqë investitorë të jashtëm, nëse atyre do ti jepej shtetësia. Pasaporta maqedonase nuk ka ndonjë çmim që të mund të pretendohet se me të do të tërhiqen investitorët”.

Shumica e tyre në Maqedoni janë qytetar dhe kompani të shteteve të zhvilluara, ata kanë pasaporta shumë më të vlefshme se pasaportat jonë. Kështu që nuk mund të sillet këtu për të investuar asnjë gjerman, italian, grek, bullgar, eventualisht ndoshta presin ndonjë investitor nga Kosova, por edhe kjo pritje do të ishte e pakuptimtë”, thotë Nikolla Popovski, ish Ministër i Financave.

Ndërkohë, Izet Zeqiri, deputet opozitar dhe profesor i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës thotë se shteti duhet të krijoj kushte tjera për tërheqjen e investitorëve.

Qeveria, sipas tij duhet më shumë të angazhohet për krijimin e stabilitetit politik që është edhe kushti kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe të krijojë kushte për stabilitet juridik dhe ekonomik në vend.

Qeveria duhet më shumë të bëjë në drejtim të eliminimit të problemeve burokratike që ka në Maqedoni, problemet që kanë të bëjnë me gjyqësinë, problemet me kadastrën dhe shumë probleme tjera administrative që ekzistojnë në Maqedoni dhe që janë pengesë për investitorët e huaj”, thotë Zeqiri, sipas të cilit, qeveria duhet të ndjek shembujt e shtetet të rajonit të cilat kanë arritur të tërheqim në shumë investitor të huaj.

Investimet e huaja në Maqedoni nga viti 2008 e deri tani arrijnë vetëm 1 miliardë e 200 milionë euro kurse paramendoni se Serbia vetëm gjatë vitit 2001 ka pasur 2.7 miliardë euro investime, Kroacia ka pasur 1.4 miliardë euro, Bullgaria 1.8, Shqipëria 1.1 miliardë euro e kështu me radhë”, thotë Zeqiri.

Sipas vendimit të qeverisë, çdo person i huaj që investon më shumë se 400 mijë euro në Maqedoni dhe së paku hap dhjetë vende të reja punë do të pajiset më shtetësi maqedonase ndërsa ata që investojnë më pak gjithashtu do të përfitojnë me zgjatjen e lejes së qëndrimit nga 3 muaj në një vit.

Nga qeveria thonë se një masë e këtillë është miratuar duke marrë parasysh edhe përvojat e shteteve të rajonit ku po ashtu janë miratuar masa të tilla me qëllim tërheqjen e investitorëve të jashtëm.
XS
SM
MD
LG