Ndërlidhjet

Sllovenia mund ta bllokojë hyrjen e Kroacisë në BE


Lubjane...
Lubjane...
Sllovenia mund ta bllokojë hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian, të planifikuar në vitin 2013, po që se kontesti iI gjatë mbi kursimet bankare nuk zgjidhet”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Sllovenisë.

“Kjo është e mundur, po që se Kroacia nuk i përmbush përkushtimet”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Karel Erjavec, kur është pyetur nga gazetarët nëse Sllovenia mund ta vonojë hryjen e Kroacisë në bllok.

Kroacia ka nënshkruar traktatin e bashkimt në vitin 2011 dhe shpreson të bëhet anëtare e 28-të e bllokut në korrik të 2013-ës.

Por, Sllovenia ka përsëritur se nuk do ta ratifikojë tekstin derisa Zagrebi të mos e zgjidhë kontestin e vjetër mbi kursimet kroate ne Bankën e Lubjanës të Sllovenisë, para kolapsit të ish Jugosllavisë.
XS
SM
MD
LG