Ndërlidhjet

Lavrov. Ndalja e adoptimit të fëmijëve rusë – gabim


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se imponimi i ndalesës së adoptimeve të fëmijëve rusë nga ana e shtetasve amerikanë, do të ishte “gabim”.

Këto komente të Lavrovit u bënë derisa Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, po e përgatit debatin për një legjislacion, me të cilin përfshihet edhe ndalesa në adoptimin e fëmijëve rusë nga ana e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.

Këto veprime në Rusi po ndodhin pasi presidenti amerikan, Barack Obama, javën e kaluar e ka nënshkruar ligjin me të cilin imponohen sanksione ndaj shtetasve rusë, që dyshohet se janë të ndërlidhur me keqpërdorime në fushën e të drejtave të njeriut.

Ky legjislacion, i njohur si “Akti Magnitsky” është emëruar sipas avokatit antikorrupsion rus, Sergei Magnitsky, i cili ka vdekur në burg në vitin 2009.

Parlamenti rus, në leximin e parë, tashmë e ka miratuar masën hakmarrëse, e cila kërkon që gjyqtarët amerikanë, që i kanë shkelur të drejtat e njeriut ndaj rusëve, të shënohen në listën e zezë.

Në këtë legjislacion gjendet edhe masa për ndalesën e adoptimit të fëmijëve rusë.
XS
SM
MD
LG