Ndërlidhjet

Nikolliq diskuton platformën për Kosovën me opozitën


Tomisllav Nikolliq
Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq do të bisedojë nesër me përfaqësuesit e partive opozitare në lidhje me hartimin e platformës për Kosovën, njoftojnë mediat serbe.

Siç njoftohet nga kabineti it ij, Nikolliq do të bisedojë me kreun e Partisë Demokratike, Dragan Gjilas, atë të partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica e liberalin Çedomir Jovanoviq.

Një ditë më parë, mediat serbe zbuluan pjesë të platformës së tij, sipas së cilës, ai do të propozojë status special për veriun e Kosovës, përkatësisht një lloj entiteti të ri, siç është Republika Serbe në Bosnje.
XS
SM
MD
LG