Ndërlidhjet

Pas sulmit, ndalohet fushata kundër polios në Pakistan


Pakistan
Pakistan
Agjencitë e Kombëve të Bashkuara kanë ndaluar fushatën kundër poliomelitit në Pakistan pas disa sulmeve vdekjeprurëse të kryera ndaj grupeve të vaksinimit.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, gjatë ditës së mërkurë ka lëshuar një deklaratë pas vrasjes së një punonjëse të shëndetësisë dhe shoferit të makinës në distriktin veriperëndimor të Charsadda.

Kohë më parë, afër qyteti Peshawar, një punonjës shëndetësor gjithashtu është qëlluar me armë zjarri duke u plagosur rëndë.

Sulm me armë ka pasur edhe ndaj disa vullnetarëve afër Nowshera.

Në fillim të këtij viti gjashtë punonjës të shëndetësisë të këtij shteti, kanë vdekuar si pasojë e sulmeve.

Grupi terrorist islamik Jundullah kanë marr përgjegjësinë për sulme duke thënë për Radion Mashaal të RFE/RL-së se vaksinimi i poliomelitit është i ndaluar në fenë Islame.
XS
SM
MD
LG