Ndërlidhjet

AI: Ksenofobia në rritje në Greqi


Greqi...
Greqi...
Amnesty International kritikoi të enjten rritjen e shpejtë të sulmeve me motive racore në Greqi si dhe ndalimin sistematik të emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Situata në vend tani është e ngjashme me një krizë humanitare dhe “krejtësisht e padenjë” për fituesin e Çmimit Nobel të Paqes, Bashkimin Evropian.

“Greqia ka nevojë për ndihmë, por ajo duhet gjithashtu të pranojë përgjegjësitë e veta”, tha John Dalhuisen, drejtori pi AI-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Ai tha se “përveç një sfondi të presionit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve, krizës së thellë ekonomike dhe ndjenjës ksenofobike në rritje, Greqia është dëshmuar e paaftë për të ofruar edhe kërkesat më themelore për siguri dhe strehim për mijëra azilkërkuesit dhe emigrantët që vijnë çdo vit.
XS
SM
MD
LG