Ndërlidhjet

Itali: Monti e refuzon ofertën e Berlusconit për koalicion


Mario Monti
Mario Monti
Kryeministri italian në dorëheqje, Mario Monti, thotë se ai nuk do ta pranoj ofertën e ish kryeministrit Silvio Berlusconi për koalicion, për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen aty kah fundi i muajit shkurt.

Në një konferencë për gazetarë, sot në Romë, zoti Monti tha se ai do ta shqyrtonte pjesëmarrjen në garë nëse këtë do ta kërkonte ndonjë “forcë kredibile politike”.

Ai poashtu theksoi se do ta shqyrtoj edhe ndonjë ftesë eventuale për të punuar në qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Zoti Monti ka shfaqur shpresën se agjenda e tij e reformave do të vazhdoj edhe pas zgjedhjeve të reja.

Ai ka dhënë dorëheqje më 21 Dhjetor, pasi qeveria e tij e humbi mbështetjen e Partisë Popullore të Lirisë, së udhëhiqet nga Berlusconi.

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, e ka shpërndarë parlamentin dhe ka kërkuar që Monti ta vazhdoj punën e tij si kryeministër deri pas zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG