Ndërlidhjet

Pakistani konfirmon njohjen e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Pakistani ka konfirmuar njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

kumtesën që ka publikuar Ministria e Jashtme pakistaneze thuhet:

“Qeveria e Pakistanit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës. Vendimi është marrë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës”.

“Qeveria e Pakistanit ka vendosur po ashtu që të akreditojë ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë si ambasador të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG