Ndërlidhjet

Bushi i parë dërgohet në mjekim intensiv


George Bush
George Bush
Ish-presidenti i SHBA-ve, George W.H. Bush është duke u trajtuar në kliniken intesive në spitalin e Hjustonit, në Teksas.

Jim McGrath, zëdhënës i presidentit të 41 të amerikës, ka thënë se Bush u pranua në njësinë e kujdesit intensiv “pas një sërë pengesash, përfshirë edhe një ethe të vazhdueshme”.

Zëdhënësi ka thënë se Bush është me vetëdije dhe i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij. Sëmundja e ka mbajtur ish-presidentit Bush të shtrirë në spital gjatë festës së Krishlindjeve.

Bush ka qenë i shtrirë në spital që nga 23 nëntori për trajtimin e bronhitit si dhe simptomave tjera të ngjashme. Bush, babai i ish presidentit George W. Bush, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 1993, kur ishte mundur nga Bill Clinton në vitin 1992.
XS
SM
MD
LG