Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët në veri e bllokuan rrugën


Pamje nga një protestë e mëparshme e serbëve në pjesën veriore të Kosovës
Pamje nga një protestë e mëparshme e serbëve në pjesën veriore të Kosovës
Ndërmarrësit dhe qytetarët e tjerë serbë në pjesën veriore të Kosovës, sot për dy orë i kanë bllokuar rrugët që çojnë në vendkalimin kufitar në Jarinë.

Ata e kanë përsëritur kërkesën e tyre se nuk pranojnë kufizimin e mallit me akcizë në tri tonelata e gjysmë për pjesën veriore të Kosovës dhe se tatimet nuk ia paguajnë Kosovës por Serbisë.

Pjesëmarrësit e protestës së sotme kanë tërhequr vërejten se nenet e marrëveshjes IBM (Menaxhimi i Integruar i Kufirit) në Jarinë mund të ndikojnë në shtrenjtimin dhe në mungesën e mallit me akcizë në katër komunat në pjesën veriore të Kosovës, me popullatë shumicë serbe.

Gjatë protestës dyorëshe nuk ka pasur incidente, ndërsa organizatorët kanë vendosur që gjatë festave të Vitit të Ri dhe të Kërshëndellave Ortodokse të mos mbahen protesta.
XS
SM
MD
LG