Ndërlidhjet

Në Pakistan rritet numri i viktimave nga fruthi


Pakistan
Pakistan
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se, gjatë vitit 2012, në Pakistan janë rritur rastet e fruthit.

Sipas të dhënave të saj, 306 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes në vitin e kaluar, krahasuar me 64 viktima më 2011.

OBSH nuk ka dhënë arsye për rritjen e numrit të viktimave, por zyrtarët lokalë shëndetësorë kanë thënë se sëmundja ka goditur më shumë zonat, ku familjet e varfra nuk kanë vaksinuar fëmijët e tyre.

Shumë pakistanezë, sidomos ata në zonat rurale, e shohin fushatën e vaksinimit si një komplot perëndimor për të sterilizuar myslimanët.

Në dhjetor, nëntë punonjës shëndetësorë, të cilët kanë punuar për imunizimin e pakistanezëve kundër poliomielitit, janë vrarë nga militantët.
XS
SM
MD
LG