Ndërlidhjet

Kryengritësit mbajnë Irakun në gjendje lufte


Pamja e Bagdadit
Pamja e Bagdadit
Studime të reja lidhur me dhunën në Irak gjatë vitit 2012, thonë se kryengritësit janë ende në gjendje që të krijojnë valë të reja të sulmeve duke vazhduar që ta mbajnë vendin në një “nivel të ulët” lufte.

Grupi monitorues britanik Trupa Llogaritëse e Irakut (IBC), kanë thënë të mërkurën se numri i vrasjeve gjatë vitit 2012 ka qnë 4 mijë e 471, që i bije sa dyfishi i të dhënave zyrtare.

Kjo tregon se viti që po e lëmë pas është periudha e parë që ka pasur ngritje në numrin vikitimave që nga viti 2009.

Megjithatë, në këtë studim thuhet se niveli i vrasjeve përgjatë 3 mujorit të fundit të 2012-ës, ka shënuar një rënie rekord. IBC tha se është shumë herët të parashikohet nëse do të jetë në gjendje që kjo rënie e tremujorit të fundit të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG