Ndërlidhjet

Grubjeshiq: Integrimi i Serbisë lidhet me dialogun me Prishtinën


Zv. kryeministrja Suzana Grubjeshiq
Zv. kryeministrja Suzana Grubjeshiq
Serbia në vitin 2013 do të fillojë bisedimet për pranim në Bashkim Evropian, ka thënë zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime evropiane Suzana Grubjeshiq.

“Kushti thelbësor për të filluar bisedimet për anëtarsim në BE është zgjidhja e çështjes së Kosovës, por kjo nuk do të thotë kurr që Qeveria e Serbisë do ta njohë pavarësinë e Kosovës” ka thënë zëvendëskryeministrja serbe për media serbe.

Grubjeshiq ka bërë të ditur se muaji mars ka mundësi të jetë koha kur do të vendosët se a do të mund që Serbia në qershor të fillojë bisedimet për anëtarsim në BE. Ajo ka përsëritur se përparimi i Serbisë në këtë aspekt varet nga dialogu me Prishtinën.

“Ky nuk është një mendim i imi, por i të gjithë atyre që e përcjellin këtë process. Nuk mund të ketë më dy mundësi, mund të shihni në gjetjet e dhjetorit të vitit 2011 dhe 2012", ka thënë ajo.

E vetmja mënyrë për të fituar datën, është përparimi në dialog me Prishtinën”, ka thënë Grubjeshiq, duke shtuar se tashmë ka një përparim në këtë dialog e ai është bërë që nga momenti kur kryeministri serb Ivica Daçiq ka pranuar të fillojë bisedimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Grubjeshiq, tha se dilema “Kosovë ose BE”, është e rrejshme. “Pranimi i pavarësisë së Kosovës, nuk vije në shprehje. Por, ajo çfarë ne mund të bëjmë është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën, jo pse kërkohet nga ne ta bëjmë atë, por një gjë e tillë është edhe në interesin tonë”, ka bërë të ditur ajo.
XS
SM
MD
LG