Ndërlidhjet

SHBA: Paparaci u vra pasi e fotografoi Ferrarin e Bieberit


Ilustrim
Ilustrim
Një fotograf është vrarë në Los Anxhelos, menjëherë pasi e kishte fotografuar veturën sportive të këngëtarit të njohur, Justin Bieber.

Policia tha se paparaci ishte goditur nga një makinë, derisa ai e kalonte bulevardin, pasi i kishte bërë disa fotografi të Ferrarit sportiv me ngjyrë të bardhë.

Fotografi, emri i të cilit nuk është publikuar, vdiq në spital, në natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, pak kohë pasi ishte goditur me makinë.

Policia ka theksuar se këngëtari Bieber nuk ishte në veturën e tij në kohën e incidentit.
XS
SM
MD
LG