Ndërlidhjet

Serbi: Daçiq shpreson në paralelizëm të institucioneve në Kosovë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur i bindur se këtë vit, Serbia do ta fitoj datën për fillimin e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, por jo, siç mendohej, në muajin mars.

“Datën për fillimin e negociatave do ta fitojmë nëse ia dalim të krijojmë balancë të mirë ndërmjet dinamikës së integrimeve evropiane dhe negociatave me Prishtinën”, i tha sot Daçiq televizionit B92.

Mëtutje, ai ka theksuar se “Catherine Ashton i udhëheq këto bisedime me dëshirë që kjo të rezultoj me përparim në integrimet evropiane, por mendoj se ne deri në mars nuk kemi kohë të zhvillojmë negociata për çështjen e autonomisë së serbëve në Kosovë”.

Zoti Daçiq është shprehur se takimet e ardhshme ndërmjet Serbisë e Kosovës, do të jenë një hap përpara dhe ka shfaqur shpresën se tema të bisedimeve do të jenë ato, të cilat përmenden në dokumentet që qeveria, presidenti dhe Kuvendi i Serbisë, i përgatisin për miratim në fillim të janarit, e këto tema janë “paralelizmi i institucioneve dhe veçantia e serbëve në Kosovë”.
XS
SM
MD
LG