Ndërlidhjet

EULEX-i s’i përgjigjet kërkesës së Nikolliqit për të vizituar Kosovën


Presidenti i Serbisë - Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë - Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka dënuar fuqishëm, siç është shprehur ai, “paaftësinë e EULEX-it” për t’iu përgjigjur kërkesës së tij që të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjeve ortodokse në Graçanicë, më 7 janar.

Mediat serbe thonë se Nikolliq i ka dërguar kërkesën misionit evropian më 28 dhjetor të vitit të kaluar.

"Marrë parasysh se ende nuk ka arritur përgjigjja për kërkesën, është krejtësisht e qartë se EULEX-i nuk është mision neutral dhe nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e askujt e as të kryetarit të Serbisë në Kosovë.

Kështu, ai e bën të pakuptimtë ekzistimin e vet në territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe, të cilën e transmetojnë mediat në Beograd.
XS
SM
MD
LG