Ndërlidhjet

Ban kritikon fjalimin e Asadit


Ban Ki-Moon
Ban Ki-Moon
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se fjalimi i presidentit sirian Bashar al-Asad, që përcakton kushtet e tij për paqe, nuk do të ndihmojë ne dhënien fund të “vuajtjeve të tmerrshme” të popullit sirian.

Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky citoi Banin të ketë thënë në Nju Jork se zgjidhja është një “tranzicion politik që përfshin krijimin e një qeverie kalimtare dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara.”

Gjatë një fjalimi në Damask të dielën, Assad shpalosi një nismë që përfshin një konferencë kombëtare për ripajtim dhe hartimin e një kushtetute të re.

Por, Assad tha se nga negociatat përjashtohen ata “që e kanë tradhtuar Sirinë”, duke iu referuar opozitës, pjesëtarët e të cilëve i ka përshrkluar si "kukulla të Perëndimit."
XS
SM
MD
LG