Ndërlidhjet

10 milion dollarë për kapjen e sudanezëve që vranë diplomatin amerikan


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
SHBA ka ofruar 10 milion dollarë në rast të dhurimit të ndonjë informacioni që çon deri të kapja e dy të dyshuarve që kanë lidhje me vrasjen e para 5 viteve të diplomatit amerikan në Sudan.

Departamenti amerikan i shtetit i ka paraqitur të martën - Abdelbasit Alhaj Alhassan Haj Hamad dhe Mohamed Makaëi Ibrahim Mohamed – si terrorist global.

Ky veprim i ka bllokuar të gjitha pasuritë që ata i kanë në SHBA dhe ndalon qytetarët amerikan që të bëjnë çfarë do lloji biznesi me ta.

Abdelbasit dhe Makawi ishin në mesin e katër personave në Sudan të cilët ishin dënuar me vdekje për të shtënat ndaj diplomatit John Granville dhe shoferit të tij në Khartum më 1 janar të vitit 2008.

Në vitin 2010, që të dy këta të burgosur janë arratisur nga burgu kombëtar i Sudanit duke kaluar zvarr nëpërmjet tubes e cila mbante ujërat e zeza.
XS
SM
MD
LG