Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 11 persona nga një shpërthim


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Policia pakistaneze thotë se një sulm me bombë vrau të paktën 11 persona dhe plagosi shumë të tjerë në një zonë të mbushur me njerëz në qytetin jugperëndimor Quetta në Pakistan.

Nuk është ende e qartë se cili ishte caku i këtij shpërthimi në Sheshin Bacha Khan. Radio Mashaal e RFE/RL-së, raporton se më shumë se 30 njerëz janë plagosur në këtë shpërthim, që ndodhi në afërsi të një pikë-kontrolli paraushtarak.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Quetta, kryeqyteti i Provincës Balochistan, është përballur me një kryengritje që zgjatë me dekada nga nacionalistët Baluch të cilët kërkojnë autonomi më të madhe dhe kontroll të një pjesën më të madhe të burimeve natyrore të krahinës.

Kohëve të fundit krahina ka dëshmuar një rritje të numrit të sulmeve dhe shpërthimeve të cilat kanë pasur për cak sulmi muslimanët shi'it dhe punonjësit e qeverisë.
XS
SM
MD
LG