Ndërlidhjet

Pakistan: Thirret i dërguari i Indisë lidhur me vrasjet


Kufiri ndërmjet Pakistanit e Indisë
Kufiri ndërmjet Pakistanit e Indisë
Qeveria e Pakistanit e ka ftuar sot të dërguarin e Indisë në Islamabad, për të protestuar kundër vrasjes së dy ushtarëve pakistanezë, gjatë të shtënave ndërkufitare në rajonin kontestues të Kashmirit.

Pakistani thotë se trupat e Indisë e kanë vrarë dje një ushtar pakistanez, pasi të dielën ishte vrarë një ushtar tjetër.

India e ka bërë një protestë të ngjashme diplomatike më herët këtë javë, pasi tha se dy ushtarë të saj ishin vrarë të martën dhe trupat e tyre të pajetë ishin sakatuar.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat.

Kashmiri është i ndarë ndërmjet Pakistanit e Indisë, që janë me armatim atomik, me një kufi të fortifikuar fuqishëm, që njihet si Linjë e Kontrollit.
XS
SM
MD
LG