Ndërlidhjet

Shtatë të vrarë nga sulmi në xhami


Afganistan, foto nga arkivi
Afganistan, foto nga arkivi
Zyrtarët thanë se të paktën shtatë persona u vranë në një sulm me bombë natën vonë në një xhami në Afganistanin lindor.

Sipas zyrtarëve lokalë, shpërthimi erdhi menjëherë pasi që një konvoj i forcave ndërkombëtare dhe afgane të sigurisë vranë katër kryengritës në provincën Vardak.

Shpërthimi erdhi pasi që një ekip i misionit të NATO-s u largua nga zona.

Një zëdhënës i talebanëve tha se xhamia është goditur nga dy sulme ajrore të kryera “forcat amerikane”.

Zëdhënësi i ISAF-it tha se asnjë aeroplan i misionit nuk është përdorur në operacion.
XS
SM
MD
LG