Ndërlidhjet

UNMIK e OSBE dënojnë dëmtimin e varrezave ortodokse


Foto nga arkivi...
Foto nga arkivi...
UNMIK-u ka dënuar vandalizmin e varrezave ortodokse në komunën e Fushë Kosovës, ka bërë me dije ky mision me anë të një deklarate.

Në deklaratë, citohen raportet, sipas të cilave, dhjetëra varreza janë vandalizuar.

“Shkatërrimi i varrezave të çdo komuniteti është i përbuzshëm. Dersia kohët e fundit, komunat anembanë Kosovës kanë marrë pjesë në një programi për restaurimin e varrezave ortodokse, fatkeqësisht, incidentet e tilla e pengojnë seriozisht përparimin e arritur”, thuhet në deklaratë.

UNMIK-u iu kërkon autoriteteve kompetente që të veprojnë me përgjegjësi dhe të sjellin autorët para drejtësisë.

Ngjashëm, edhe ushtruesja e detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë Paivi Nikander dënoi vandalizmin e varrezave.

“Unë e dënoj fuqishëm përdhosjen e varrezave ortodokse të Fushë Kosovë”, tha Nikander.

“Ky është një akt i tmerrshëm që paraqet mungesë absolute respekti për të vdekurit dhe komunitetin të cilit ata i përkasin. Unë u bëj thirrje të gjitha institucioneve relevante të marrin masa të menjëhershme për t’i riparuar varret e dëmtuara dhe për t’i sjellë para drejtësisë kryesit e këtyre akteve”.
XS
SM
MD
LG