Ndërlidhjet

Më shumë se 80 të vdekur nga sulmi në Alepo


Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013.
Shpërthimet afër Universitetit të Alepos, 15 janar, 2013.
Zyrtarët dhe punonjësit shëndetësorë kanë bërë me dije së më shumë se 80 persona kanë vdekur në sulmin mbi një universitet në Alepo të Sirisë, transmeton agjencia AFP.

Më herët, u raportua për shpërthimin por, nuk u dha numri i viktimave.

Televizioni shtetëror fajësoi kryengritësit për shpërthimin e së martës.

Universiteti i Alepos gjendet në territorin e kontrolluar nga ushtria.

Alepo është qyteti më i madh i Sirisë dhe ka qenë arenë luftimesh mes trupave qeveritare dhe kryengritësve, që nga korriku i vitit 2012.
XS
SM
MD
LG